Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale, procedohen penalisht tre

0

Policia ka njoftuar se ditën e sotme janë vënë në pranga pesë shtetas dhe po procedohen penalisht tre të tjerë.

Arrestimi i tyre është bërë për vepra të ndryshme penale. Një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe një tjetër ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani. Personat e tjerë nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit dhe kanë kryer veprime kundër mjedisit.

Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve:

– E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

– D. M., 30 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 40 vjeç, pasi në rrugën dytësore të aksit Kavajë-Rrogozhinë ka aksidentuar shtetasin G. Xh. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;

– L. H., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin F. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur dhera në përroin që bën shkarkimin në lumin Erzen.

Dosja AL
Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale, procedohen penalisht tre
Arrestimi i tyre është bërë për vepra të ndryshme penale. Një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe një tjetër ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani. Personat e tjerë nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit dhe kanë kryer veprime kundër mjedisit.
13:17 – 15/11/21 Koha: 2 minuta lexim
A A
Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Dosja.al zbulon SKEMËN, katin e vendosin goglat
foto ilustruse

TIRANË- Policia ka njoftuar se ditën e sotme janë vënë në pranga pesë shtetas dhe po procedohen penalisht tre të tjerë.

JuSugjerojmë
Dhunë në familje dhe shitje e lëndëve narkotike, arrestohen 5 persona në Tiranë
Arrestohen 5 persona, akuzohen për dhunë dhe shkelje të rregullave rrugore
Arrestimi i tyre është bërë për vepra të ndryshme penale. Një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe një tjetër ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani. Personat e tjerë nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit dhe kanë kryer veprime kundër mjedisit.

Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve:

– E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

– D. M., 30 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 40 vjeç, pasi në rrugën dytësore të aksit Kavajë-Rrogozhinë ka aksidentuar shtetasin G. Xh. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;

– L. H., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin F. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur dhera në përroin që bën shkarkimin në lumin Erzen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin S. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur inerte të ndryshme pranë lumit të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin E. A., 35 vjeç, administrator dhe inxhinier i një firme, pasi dyshohet se ka hedhur përgjatë lumit Erzen, dhera dhe inerte të firmës ku punon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasit F. J., 38 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi dyshohen se për motive të dobëta kanë goditur për shkak të detyrës rojën private të një subjekti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu