Rreth 6,000 protestues janë arrestuar në të gjithë Rusinë pas ditës së katërt të protestave kundër luftës që Rusia i hapi Ukrainës. Sipas medias ruse OVD news autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës. Vetëm në Moskë u arrestuan 1275 persona.
Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën, raporton gjithashtu OVD news.
Sipas ligjit rus, në demonstratat e mëdha duhet që protestuesit të kërkojnë që një leje, e cila duhet të dorëzohet 10-15 ditë përpara ngjarjes. Në rast se kjo nuk zbatohet dhe qytetarët protestojë pa leje ata do të gjobiten me gjoba të renda dhe në disa raste edhe mund të burgosen.
Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në të dhënat kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të lënin gjurmë në të ardhmen e personit.





