Dy vëllezërit, Gentian dhe Indrit Beqiri janë arrestuar pas urdhrit të prokurorisë së Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Shijakut.
Ata kanë dëshmuar për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Por kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliut ka shkuar një grup tjetër, i cili ka kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.
Hetim nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente.
“Rrumi” dyshonte se po e spiunonin se e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, ndaj edhe ka organizuar pengmarrjen e tyre. Dëshmia e tyre në polici ka çuar në shkatërrimin e grupit kriminal, ndërsa 15 persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.