Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka goditur me makinë një fëmijë ditën e sotme në Dibër.
Policia thotë se aksidenti ndodhi në lagjen Kamen, ku 16-vjeçari u largua pasi shkaktoi aksidentin. Gjendja shëndetësore e të miturit të aksidentuar nuk bëhet e ditur.
Njoftimi i Policisë:
Përplasi me automjet një fëmijë të mitur, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.