Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Holandë, akuzohet për trafik të qënieve njerëzore

0

Policia holandeze ka arrestuar një 24 vjeçar shqiptar për trafik të qenieve njerëzore drejt Britanisë së Madhe.

I dënuar më parë në Belgjikë po për të njëjtën akuzë, 24 vjeçari shqiptar kishte udhëtuar fshehur para Krishtlindjeve në anije nga Britania e Madhe drejt Holandës, dhe u kap krejt rastësisht nga kontrolli që iu bë pasaportës së tij në fshatin Hoek van Holland.

Kjo bëri që policia holandeze të kryejë një verifikim më të imtësishëm ndaj 24 vjeçarit shqiptar i cili ishte i dënuar në Belgjikë për drejtimin e një organizate kontrabandistësh, me anë të së cilës dërgonte emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat belge.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu