Patos/Arrestohet 33-vjeçari,kapet me drogë në makinë

0

Një 33-vjeçar është arrestuar për drogë në Patos. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vjeçarit, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu iu gjetën 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu