TIRANË- Një 42-vjeçar ëhstë arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për organizatë kriminale. Mësohet se i arrestuari me emrin Jashar Shimka, akuzohet nga Gjykata e Firenzes për organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The ëanted”. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The ëanted”. Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.