Arrestohet 45-vjeçari se dhunonte gruan/E pëson keq edhe një 46-vjeçar që rrahu me grushte për pronat një 60-vjeçar

0

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt “, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt “.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Demtime të tjera me dashje”.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Leonard Tuçi,45 vjeç banues në Rreshen, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Blerim Qërrushi, 28 vjeç, banues në Thumanë, pasi në aksin Rrugor Lezhë-Milot, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin Leonard Shtjefni, 46 vjeç, banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç,Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu