Prapaskena mëson se bosi i Acromax, Aldor Nini, i njohur si armiku i medias, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për përndjekje. Sipas Policisë Nini ka dhunuar, përndjekur ish bashkëjetuesen e tij, Sara Basha, e cila ka bërë kallëzim. Aldor Nini dyshohet se ka publikuar një video të Bashës në rrjete sociale, në momente tensioni me tw afërmen e saj gazetaren Anila Basha. Videoja është publikuar në rrjetet sociale, përfshirë edhe një faqe, në Facebook, Limoni Arte, që dyshohet se menaxhohet nga Aldor Nini.