Arrestohet autori i plagosjes në Durrës. Augert Zera u arrestua nga policia dhe njëkohësisht u sekuestrua edhe arma.
Augert Zera i cili pasi qëlloi në drejtim të të plagosurit Altin Sulku është larguar nga vendngjarja është shpallur në kërkim.
I plagosuri ka qenë duke bërë punime në një banesë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Ka qenë duke komunikuar me zë të lartë dhe Zera ka nisur te debatoje.
Plagën 43-vjeçari e mori në këmbë teksa po punonte në një banesë pranë vendin ku ndodhi konflikti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.