Arrestohet dhe gjobitet me 800.000 lekë polaku që udhëtonte me Ferrari me 231 km/h

0

Policia bën të ditur se në rrugën e Byppassi-it të Fierit një makinë me targa të huaja, Ferrari me ngjyrë të verdhë është kapur nga radarët se po ecte me shpejtësi gati trefish mbi limitin e lejuar.

“Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Polaku kishte patente false dhe se për këtë policia vendosi arrestimin e 50-vjeçarit nga Polonia. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

“Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu