Arrestohet djali i El Chapo, shpërthejnë trazirat në Meksikë

0

Djali i ish-mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo” u vu në sërish në pranga mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin Kuliakan të shtetit Sinaloa të Meksikës. Ovidio Guzmán-López i njohur me nofkën “Miu” u vu në pranga bashkë me disa anëtarë të tjerë të familjes së tij pas një operacioni që e kishte vënë atë prej 6 muajsh nën mbikëqyrje.

Por arrestimi i tij çoi në shpërthimin e kaosit pas reagimit të dhunshëm nga mbështetësit e kartelit të tij. Të shtëna me armë dhe grabitje makinash janë raportuar në qytetin e Culiacán sapo u përhap lajmi për arrestimin e Guzman. Shkollat janë mbyllur ndërsa autoritetet u bënë apel qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë. Një linjë ajrore meksikane tha se një aeroplan i saj u godit nga plumbat përpara se të ngrihej.

Guzmán akuzohet se ka udhëhequr një nga fraksionet e kartelit famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të babait të tij. Operacioni është mbështetur edhe nga forca amerikane dhe i riu është transferuar në një vend të sigurt. Ai u arrestua edhe në vitin 2019, por u lirua pasi autoritetet iu frikësuan shpërthimit të dhunës.

Tani akuzohet se urdhëroi vrasjen e disa informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari të njohur meksikan që kishte refuzuar të këndonte në dasmën e tij. Në dhjetor, SHBA njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për kapjen e tij. Babai i tij Joaquín “El Chapo” Guzmán, po vuan një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu