Arrestohet drejtori i burgut i cili vidhte karburant dhe lejonte sendet e ndaluara në qeli (Emri)

0

Drejtori i Komanduar në burgun e Reçit, Ervis Zika u vu në pranga pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, arrestoi mbrëmjen e kaluar Zikën me urdhër të Prokurorisë.

Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Në lidhje me vjedhjen, ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Dyshohet se ai ka futur sendet e ndaluara brenda pa kaluar në skaner. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu