Arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

0

TIRANË- Efektivi i policisë në Tiranës, Kastriot Palushi është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Palushi akuzohet se ka marrë shumën e parave prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa AMP ka publikuar edhe pamjet nga arrestimi i Palushit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu