Arrestohet gjatë natës bashkëpuntori kryesor në vrasjen e biznesmenëve

0

Ilir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.

Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbën për llogari të Policisë së Laçit.

Ai është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.

Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale. Ai kishte marrë një plumb ditën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt.

Kush është bashkëpuntori i Eduart Lamajt që u arrestua sot në ”Astir”, 3 muaj që kishte lënë burgun, brenda majit 2 atentate

Ilir Xhepaj i cili u arrestua sot si bashkëpuntor i Eduart Lamajt për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç është një person me të shkuar kriminale të spikatur.

BalkanWeb raporton se Xhepaj kishte vetëm 3 muaj që kishte lënë burgun pasi ishte dënuar për grabtije.

Në maj ai u përfshi në dy atentate, i pari një tentativë vrasje ndaj një biznesmeni, dhe i dyti vrasja e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç më 30 maj.

30 mintua pas mesnatës ai u pikas në Astir me automjetin e tij mes pallateve ku u arrestua nga Forcat Operacionale dhe më pas iu dorëzua Policisë së Kurbinit.

Tashmë Xhepaj është i arrestuari i dytë pas Lamajt, nga grupi i 4 personave që natën e 30 majit kryen vrasjen e 2-fishtë në hotelin A&A në Laç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu