Video nga momenti i arrestimit të Ilir Xhepës gjatë natës. Njoftimi i policisë

0

U njoftua pak orë më parë se në Astir gjatë natës u zhvillua një operacion policor ku edhe është arrestuar Ilir Xhepaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç.

Xhepaj kishte më pak se tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit. Ai është bashkëpuntori i ngushtë i Eduard Lamaj në vrasje.

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit. Shihet sesi Xhepaj është rrethuar nga efektivët e policisë, i izoluar pas disa makinave.

Qytetari, i cili ka dërguar videon shprehet se efektivët ishin të veshur civil.

Qytetari shkruan:

Eshte operacioni i arretimit te njerit nga te dyshuarit per vrasjen e biznesmeneve qe ndodhi ne Laç, me sakte eshte autori i vrasjes p.s Anonim
Njoftimi i policisë:

Me daten 28.06.2020 , ora 00.30 nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kurbin ne bashkepunim me sherbimet e FLO Tirane u be e mundur kapja e personit ne kerkim shtetasin Ilir Myslim Xhepaj (Lika) i datelindjes 17.09.1987 lindur dhe banues ne Gjorem Kurbin i cili ishte shpallur ne kerkim per Vepren Penale Vrasje ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkpunim neni 79 dhe 25 i K,Penal ndodhur me daten 30.05.2020 ne aksin rrugor Lac Mamurras ne lokalin A A ku mbeten te vrar dy persona ,Ky shtetas ndodhet ne dhomat e shoqerimit per veprime te metejshme .

Moment nga një arrestim i sapondodhur dhe i kryer nga policë civilë në zonën e “Astirit”, Tiranë.

Gepostet von JOQ Albania am Samstag, 27. Juni 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu