Arrestohet grabitësi i postës së Kamzës (Emri)

0

Policia e Tiranës ka arrestuar grabitësin e filalit të postës Shqiptare në Kamëz. Elis Kuçiështë autori i grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në Kamëz ku me anë të një sendi të dyshuar si pistoletë ka marrë një shumë parash të cilat dyshohen të jenë deri në shumën 100 mijë lekë të vjetra.

Kuçi u largua nëpërmjet rrugicave të zonës pa përdorur automjet, duke treguar se e njihte mirë zonën ku kreu grabitjen.

Gjatë arrestimit të tij, i janë sekuestruar edhe paratë e grabitura në filalin e postës shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu