Arrestohet infermierja ‘mashtruese’, e injektonte vaksinën në fasoletë dhe jo në krahun e pacientit

0

Tre persona janë arrestuar në Itali për shpërndarjen e certifikatave të coronavirusit pas një vaksinimi fals.

Gjegjësisht, pamjet e vëzhgimit tregojnë infermieren Anna Maria Lo Brano duke pretenduar se i vaksinon pacientët.

Ajo e hodhi përmbajtjen e injeksionit në një faculetë  para se të prekte shpatullat e pacientëve.

Gjithçka ka ndodhur në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.

Përveç infermieres së përmendur, u arrestua edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu