Është arrestuar ditën e sotme kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena.
Vendosja e tij në pranga është bërë me urdhër të SPAK, teksa ai akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro. Dyshohet se avokati ka marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit.
Në hetim, përveç kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës janë edhe disa funksionarë publikë. Dosja po hetohet nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Ervin Goga.