Arrestohet Nadiri i tmerrshëm, kush është 38-vjeçari shqiptar që kërkohej ndërkombëtarisht?

0

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë vijuar aperacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ditën e sotme Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 38-vjeçari të shapllur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi është identifikuar si Nadir Lutaj, i dënuar me 8 vjet burg, pasi në vitin 2013 në pikën e kalimit kufitar Vlorë, i janë gjetur 4.5 kg heroinë dhe drejtuesi i mjetit u arrestua, ndërsa pronari i tij Nadir Lutaj u shpall në kërkim. Sipas burimeve, ai u kap në rrugën Todi Shkurti dhe më parë ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Ai është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Sipas njoftimit të policisë, veprimet e mëtejshme do t’i kalojnë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu