Arrestohet në Bruksel shqiptari më i kërkuar nga Interpoli

0

 

Një shqiptar i akuzuar për krime s*ksuale, në listën e më të kërkuarve nga Interpoli, u arrestua të enjten në mbrëmje në aeroportin e Zaventem të Brukselit.

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Nesat Bego, i cili u dënua në Luksemburg me 5 vjet burg për shfrytëzim s*ksual dhe pòrnografi për fëmijë.

“Shqiptari Nesat Bego, 42-vjeç, ishte në kërkim nga gjykata e Luksemburgut që kur u arratis pasi u dënua me 5 vjet burg për shfrytëzim s*ksual dhe pòrnografi fëmijësh“, raportojnë mediat belge.

Preja e sulmit s*ksual të tij ishte më pak se njëmbëdhjetë vjeç. Të enjten në mbrëmje, ai u ul me një aeroplan nga Beogradi në Zaventem.

Policia belge ishte në gjendje ta identifikonte atë dhe ta ekstradojë drejt Luksemburgut.

Arrestimi është rezultat i një bashkëpunimi midis forcave të policisë belge, Luksemburgut dhe Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu