Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Memaliaj, drejtonte automjetin pa patentë

0

Një 19-vjeçar nga Memaliaj ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën pa patentë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi”, njofton policia.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu