Arrestohet në flagrancë shoferi i armatosur i “Maseratit”. FNSH aksion në Vlorë

0

Një person i armatosur është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit të FNSH-së në bashkëpunim me Policinë e Vlorës është ndaluar një automjet tip “Maserati”.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar shoferi i mjetit, të cilit i është konstatuar një armë zjarri.

Aksioni i policisë është përqëndruar në zonën pranë bulevardit “Ismail Qemali”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu