Arrestohet në Itali shqiptari me drogë me vlerë 1 milion euro në makinë

0

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 14 kg kokainë. Lënda narkotike vlerësohet se do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të shitej në treg.

Automjeti me të cilin transportohej kokaina u kap nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një “fund i rremë” në të cilin ishin fshehur deri në 12 blloqe kokaine.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu