Arrestohet nga policia serbe ish-ushtari i UÇK-së, avokati: Mund t’i nënshtrohet dhunës fizike e psikike

0

SERBI- Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar nga autoritetet serbe sapo ka hyrë në territorin e Serbisë.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij, i cili tha se Hasan Dakaj, është arrestuar nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.

Smakiçi tha se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, teksa shtoi se ata janë nën frikë dhe ankth pasi që policia, ish-ushtarin e UÇK-së e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe sipas tij mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe më keq.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës, Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdarë nga polica serbë vetëm pse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së. Si avokat i familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës, pa diskriminimin”, shkroi Smakiçi.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të ndal persekutimin e shtetasve të Kosovës, duke thënë se Serbia po e shkel lirinë fundamentale të lëvizjes së lirë, me fokus të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu