Arrestohet një grua e dënuar për shitje droge

0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë ndaluar shtetasen R. I., 50 vjeçe, banuese në Elbasan, në zbatim të një urdhri të Prokurorit. Ajo ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.