Arrestohet pas 14 vitesh 50-vjeçari shqiptar që fshihej në Greqi

0

GREQI- Prej 14 vitesh, autoritetet shqiptare ishin në kërkim të një 50-vjeçari, i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vitet 2008-2009 në shtetin fqinj, por ai kishte arritur të arratisej dhe të fshihej në Nafplion. Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar me emër, u lokalizua nga Policia, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi mbrëmjen e së premtes.

50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu