SHKODËR- Arrestohet një person në Shkodër dhe procedohen 2 punojnës të OSHEE. 60-vjeçari u arrestua pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 60-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen“, thuhet në njoftimin e policisë.