Arrestohet presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi? Reagon Policia: Ja e vërteta

0

Gjatë ditës së sotme, në mediat kosovare dhe jo vetëm, ka qarkulluar një lajm, për arrestimin e kreut të FFK-së, Agim Ademi nga Policia, por kanë qenë këta të fundit, që nëpërmjet një njoftimi zyrtar, kanë qartësuar gjithçka, duke hedhur poshtë hipotezën e arrestimit.

Sipas Policisë, pasditen e sotme, është marrë në pyetje në një prej stacioneve policor, një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili më pas është lënë i lirë. Ndërsa për Agim Ademin, nuk ka asnjë urdhër arresti siç u raportua në media. Kreut të FFK-së i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici ditën e nesërme për tu marrë në pyetje.

Policia gjithashtu bën me dije se të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu