Arrestohet Rosalia Messina Denaro, motra e mafiozit italian, “shënimi” për sëmundjen e vëllait e “dogji”

0

ITALI- Arrestohet motra e boss-it Matteo Messina Denaro, Rosalia. Hetimi u koordinua nga prokuroria e Palermos. Sipas mediave italiane, pasi sipas hetuesve ajo e kishte ndihmuar vëllanë e saj të shmangte kapjen për vite me radhë dhe kishte menaxhuar “cash” “familjar dhe rrjetin, duke lejuar kështu bosin mafioz të ruante marrëdhëniet me ‘kolegët’ gjatë mungesës së tij të gjatë. Ishte një shënim i detajuar mbi gjendjen shëndetësore të Matteo Messina Denaro, i shkruar nga motra e tij Rosalia dhe i fshehur prej saj në zgavrën e një karrige, që u dha hetuesve të dhëna që çuan, në arrestimin e Denaros.

ME VIDEO- Arrestohet Rosalia Messina Denaro, motra e mafiozit italian,

Shkrimi u zbulua nga ‘Carabinieri del Ros’ më 6 dhjetorin e kaluar, ndërsa ata po vendosnin “çimka” në shtëpinë e gruas. Ndërsa kërkonin vendin e duhur për t’i fshehur ato, ata zbuluan një shënim brenda këmbës së zbrazur të një karrige.

Rosalia e njohur si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Messina Denaro, është nëna e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz dhe gruaja e Filippo Guttadauro, i cili shërbeu 14 vjet për shoqatën mafioze dhe është ende në burg pasi është dënuar me burg përjetë.

Receta, e mbajtur në mënyrë të pakujdesshme, ndonëse e fshehur me zgjuarsi, pikërisht nga Rosalia Messina Denaro, e cila tregon se gruaja ishte vënë në dijeni hap pas hapi për sëmundjen dhe për të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të të vëllait, tregon se ajo mund ta ketë takuar personalisht për t’u kujdesur për të. Receta u fotografua dhe u vendos përsëri në vendin e vet. Në ditën e arrestimit të bosit të mafias, hetuesit kontrolluan banesën e Rozalias dhe e gjetën pikërisht në të njëjtin vend ku e kishin zbuluar. Ajo kishte mbetur aty, shenjë se motra e bosit të mafias vazhdonte ta konsideronte të sigurt vendin e fshehjes dhe nuk e vuri re kurrë “vizitën” e karabinierëve.

Rosalia Messina Denaro ka qenë prej dekadash pika referimi për ekonominë e bosit mafioz dhe një person me besim absolut që i garantoi atij, jo vetëm përballimin e vështirësive por edhe sigurimin e jetesës. I arratisuri, pas 30 vitesh në arrati, u arrestua brenda klinikës private La Maddalena në Palermo, ku po trajtohej prej më shumë se një viti.

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’?

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu