Një shqiptar është kapur me kokainë vlera e të cilës kapte shifrën e 1,2 milionë eurove, një armë dhe 23,000 paund cash.
Policët e krimit të organizuar arrestuan ditën e djeshme, më 13 tetor, 29-vjeçarin Muhamet Qosja.
Qosja u ndalua ne automjetin e tij pas nje kontrolli policor në Melbourne Road në Ilford, në lindje të Londrës.
Në brendësi të kroskotit të makinës u gjetën paratë e fshehura, ndërsa policia ushtroi kontroll edhe ne banesën e të riut në zonën “Valentines Road”, në të cilën u gjetën, një revolver, 20 fishekë dhe 12 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.
Muhamet Qosja, do të dale ditën e nesërme përpara gjykatës në Barkingside për tu njohur me masën e sigurisë.