Arrestohet shqiptari në Itali, i “mbuloi’ karabinierët me pështymë dhe i kafshoi!

0

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Pesaro të Italisë pasi shkaktoi trazira brenda një lokali nate.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të ngacmonte klientët. Ai refuzoi që të dalë nga lokali, ndaj pronari u detyrua të thërrasë policinë.

Në momentin që mbërriti policia, 36-vjeçari refuzoi që të dorëzohej. Madje ai filloi të pështynte karabinierët dhe t’i kafshonte.

Në fund efektivët arritën ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë. Gjatë shoqërimit në komisariat, policët i vendosën një maskë në mënyrë që të mos i pështynte më.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu