Arrestohet shqiptari në Itali, policia i sekuestron 26 kilogramë kokainë

0

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është kapur dhe arrestuar të premten e kaluar në Itali teksa po transportonte me makinë 16 kilogramë kokainë.

Sipas medieve italiane 10 kg të tjera kokainë u gjetën në shtëpinë e burrit që banonte në Occhiobello.

36-vjeçari është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Ravenës.

Kryebashkiaku i Lugos, Davide Ranalli donte të falënderonte arabinierët që kryen operacionin antidrogë që çoi në arrestimin në zonën e Lughese-s.

“Falënderoj karabinierët për një operacion që përfshiu edhe zonën tonë dhe është rezultat i hetimeve dhe një pune të madhe. Nga tregu u vodhën 26 kilogramë kokainë dhe kjo është sigurisht një gjë e mirë. Siguria duhet parë nga një këndvështrim sistemi dhe bashkëpunimi”- u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu