Arrestohet shqiptari në Itali, ‘xhepi sekret’ që kishte sajuar për 2 milion euro kokainë

0

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me makinë dhe pas kontrollit iu gjet droga që po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Kokaina ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, aty ku shqiptari kishte sajuar një xhep sekret. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia zbuloi edhe 3 kilogram të tjera. Emri i shqiptarit të prangosur nuk bëhet me dije, por raportohet se kokaina që transportonte ai është e një cilësie të lartë dhe i përket një grupi që vepron në Leçe e Como.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu