Arrestohet i riu në Vlorë, prej kohësh i shpallur në kërkim

0

Një 27-vjeçar arrestohet nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” si dhe më 11 dhjetor  të 2020-ës ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin  Artan Hameti, 27-vjeç, banues në Vlorë, për të cilit Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu