Art përtej hekurave!
Ky ishte sllogani i aktivitetit të organizuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Pojskës, në bashkëpunim me Caritas Albania – Shqiptar dhe Qendrën Multifunksionale të Pogradecit.
Postimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose:
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Pojskës, në bashkëpunim me Caritas Albania – Shqiptar dhe Qendrën Multifunksionale të Pogradecit, organizoi më 23 Dhjetor ekspozitën me temë “Art përtej Hekurave”. 🖼️🎭
Punimet e kësaj ekspozite u realizuan nga gratë dhe vajzat e akomoduara në këtë institucion, të cilat përmes artit kanë gjetur një mënyrë për të shprehur botën e brendshme shpirtërore. 🎨
Terapia e Artit u ka mundësuar atyre të konkretizojnë ndjenjat dhe emocionet që shpesh nuk mund të shprehen me fjalë, duke i dhënë jetë përmes ngjyrës dhe formës. 🌟✨
Përveçse një mjet shprehjeje, arti është për ta një formë arratisjeje nga realiteti. 🌍🕊️
Mesazhi që ato kanë synuar të përcjellin përmes veprave të tyre është i qartë dhe i fuqishëm: Liria nuk është një gjendje fizike, por një përjetim mendor dhe shpirtëror, që nuk njeh pranga apo mure. ⛓️🚫




