Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrin më të frikshëm të botës së krimit në Shqipëri duke përmendur Fatmir Haklaj. Sipas tij, u bë oficer pòlicie nga halli ndërsa kur kalonte qafën e malit, nuk gjenin rehat as Sali Berisha, as Fatos Nano.
“Personazhi më i fríkshëm, më kureshtar për opinionin ngelet Fatmir Haklaj dhe ngjarjet që la ai mbrapa. Nga janari 98 deri në vitin 2007-2008 atje ka pasur 152 të vrárë. Aty u zgjerua gama dhe duket sikur s’ka asnjë lidhje të afërt. Fatmir Haklaj është personazhi me më ndikim. Ai u bë oficer nga halli. Kjo është karakteristikë e grupeve shqiptare, ata që vijnë nga lùfta që kanë karakter ushtarak. Fatmiri nuk ishte pòlic, nga reputacioni.
Atèntat me mína, u mínua 300-400 metra linearë nga fshati Cërrizë te ura e Valbonës, për sùlme me snájper me ármë kundër tanke me topa 85 atje është përdorur gjith arsenali që ekziston. Ishte gjithë ai ármatim që kalonte, prandaj Tropoja u bë aq e rëndësishme. E veçantë ishte ngjarja me bankën dhe vrásja e Azem Hajdarit. Kur kalonte qafën e malit Fatmir Haklaj nuk gjente rehat as Nano e as Berisha”, tha Hoxha në ‘Opinion’.
Sa i përket bándës më të dhùnshme, përmendi të atë rrugës së Kavajës që ka shkaktuar 23 të vrárë dhe ka qenë shkollë për bándat e kryeqytetit.
“Banda e rrugës së kavajës ka shkaktuar 23 të vrárë kanë qenë shkollë për bandat e kryeqytetit”, tha Hoxha.