Artan Lame e paralajmëroi dje, ngrihet grup pune nga prokuroria për Kadastrën e Durrësit

0

Prokuroria e Durrësit ka ngritur një grup pune në lidhje me shkeljet që janë gjetur në Kadastrën e Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Kadastrën e Durrësit, u evidentuan dëmtime në regjistrat e të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon.

Njoftimi:

PROKURORIA PRANЁ GJYKATЁS SЁ SHKALLЁS SЁ PARЁ
DURRЁS
Datë 01.04.2022

NJOFTIM PER MEDIA

Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal.
Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu