Qyteti-port i Mariupolit në lindje të Ukrainës është duke u sulmuar me artileri të rëndë dhe raketa, raportojnë burime të pakonfirmuara në rajon.
Qindra shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë mbrëmjes së sotme në këtë qytet, që ishte edhe një nga objektivat e parë të sulmuar në orët e para të mëngjesit kur Rusia deklaroi misionin ushtarak në Ukrainë.
Qyteti i Mariupolit është një nga më të mëdhenjtë në Detin Azovm shumë pranë rajonit separatist të Donetskut.
Pushtimi i Mariupolit nga forcat ruse do të siguronte një rrugë tokësore direkte drejt gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.