Artistja e hiteve nëpër botë rikthehet me albumin e ri

0

Ariana Grande ka gati albumin e ri, pas tri vitesh nga publikimi i albumit “Positions” në vitin 2020.

Këngëtarja nxiti komentet e fansave me një album fotosh dhe videosh të postuara në Instagram, duke etiketuar producentin muzikor Ilya Salmanzadeh, teksa shkroi në postim: “Shihemi vitin e ardhshëm”.

Ariana publikoi një selfie në të cilën qan në një studio regjistrimi dhe një video ku duket e shtrirë në divan dhe e mbuluar me një batanije, ndërsa personi që filmonte pyet: “A është kjo dita e fundit e punës për albumin?” Ylli i popit përgjigjet: “Jam shumë e lodhur, por shumë e lumtur dhe mirënjohëse”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu