Markeliano, ose ndryshe Marko ka qenë i ftuar pas daljes nga “Për’puthen”, në një emision televiziv, ku ka zbuluar prapaskenat e këtij spektakli.
I pyetur nga autori dhe moderatori i emision Sharka, nëse vazhdon të ruajë kontakte me stafin e programit pas largimit, Marko foli me rezerva.
“Jo jo. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. Madje edhe moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e kishte me zor”-, u shpreh ai duke shtuar të tjera detaje.