Asambleja e kontestuar, reagon Presidenti Meta: Të papranueshme, zgjedhjet duhet të jenë të lira

0

Sot u zhvillua Asambleja Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, ku nuk munguan kontestimet. Për këtë çështje ka reaguar dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, kreu i shtetit i quajti të papranueshme dhe brutale këto zgjedhje, të cilat i konsideroi si një ndërhyrje nga ana e politikës.

“Të papranueshme dhe të dënueshme ishin tentativa brutale të politikës, që nuk ishte hera e parë, që ndërhynin me presion dhe shantazh në zgjedhjet e FSHF-së. Këto zgjedhje duhet të jenë të lira, paqësore, të pavarura, transparente dhe me integritet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu