Asani e Asllani në “podiumin” e Euro 2024

0

Euro 2024 ka shpallur ditën e sotme fituesin e çmimit “goli më i mirë i kualifikueseve” për kompeticionin europian të vitit të ardhshëm, për të cilin ishin në garë dhe Kristjan Asllani dhe Jasir Asani.

Pavarësisht super-golave që dy djemtë kuqezinj shënuan për t’i dhënë fitoren Kombëtares sonë, ata nuk kanë mundur të fitojnë, teksa çmimin e ka “rrëmbyer” lojtari nga Kazakistani, Askhat Tagybergen. Lojtari shënoi një gol të ngjashëm me atë të shqiptarëve, në ndeshjen Kazakistan-Danimarkë.
Nga ana tjetër, Asani është renditur i dyti me “predhën” e shënuar kundër Polonisë në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”. Pas tij Kristian Asllani plotëson podiumin, me një gol po aq të bukur, të shënuar kundër Ishujve Faroe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu