Pyetje: Afati 5 janar?
Basha: Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që jemi të përgatitur pëer ccdo situatë dhe nuk lejojmë trekëndeshin e bermudës që ta zhvendosë betejen nga lufta kundër regjimit te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.
Pyetje: A jeni i gatshëm për negociata me Berishën për të ardhmen e PD-së duke zgjedhur një të tretë?
Basha: Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me non=grata mori fund në 9 shtator. Demokratët zgjodhën të ardhmen. Ndaj vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ta lëmë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas. Ky është lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës por lajm i mirë për shqiptarët.
Pyetje: Ju e quani të shkuar z.Berisha. Po sa i takon 13 deputetëve të tjerë të PD-së që kanë dalë në krah të Berishës. Keni plan për ta?
Basha: PD ka folur qartë. Secili vendos vetë sesi do i përgjigjen vendimeve të demokratëve. Një gjë eshtë e sigurtë Edi Rama nuk do ta ketë të damkosur PD-në nag të shpallurit non-grata. Nuk kam kërkuar kurrë uniformitet vendimi sepse kjo do më bënte njësoj me treshen e tranzicionit. Qëllimi im është t’i jap fund tranzicionit. Qëllimi im është të nxis mendimin ndryshe, dhe të sjell ndryshimin për shqiptarët.