Interi u rikthye në Champions League me fitore pas pushimit për ndeshjet e Kombëtareve, teksa mundi skuadrën e Salzburgut me rezultatin fitoi 2-1.
Në këtë duel minuta mori edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares u fut në fushë në të 76 minutë në vend të Calhanoglu. Besimi dhe minutat që ka marrë bënë që djaloshi të provonte një “gol të çmendur” nga afro 40 metër, duke tentuar portën nga mesi i fushës. Shënjestra dhe forca nuk ishin të duhurat, me shprehjen “rëndësi kishte pjesëmarrja” që vlen në këtë rast.
Sa i përket ndehsjes, përballja u zhbllokua nga Sanchez pas vetëm 19 minutave lojë, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve.
Në minutën e 57 barazoi Gloukh por kjo zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Inter kaloi në avantazh me Calhanoglu që në minutën e 64 shënoi me penallti.
Interi me fitoren e sotme renditet në vendin e parë të grupit D të kualifikueseve, me 7 pikë, teksa ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.