– Këshilli Bashkiak i Vlorës ka marrë sot vendimin për të ndryshuar tarifën e pastrimit për bizneset e kësaj bashkie.
Me anë të votimit të bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar rritja me 70% e tarifës së pastrimit për objektet deri në 100 m2. Kështu, nga 12.000 lekë, shkon në 20.000 lekë.
Gjithashtu sipas vendimit në fjalë, rritet 48% taksa e pastrimit për objektet mbi 100 m2, duke shkuar nga 17 000 lekë, në 25.000 lekë.
Qindra biznese preken nga rritja e tarifës së pastrimit, ndërsa vetë këto të fundit thonë se nuk ka pasur asnjë konsultim dhe nuk kanë informacion për rritjen e tarifave.