“Asnjë prej tyre nuk i ka këllqet e Berishës për t’u përballur me bandat e Ramës”/ Meta: Po si do bëhen liderë ata deputetë që…

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për lidershipin e Partisë Demokratike duke thënë se vetëm Berisha është i denjë për ta drejtuar dhe për të vijuar betejën me “bandat e Ramës”.

Ilir Meta: Në momentin që kam ikur nga LSI-ja, që ishte një moment shumë i paqartë. Një nga arsyet që mendoja, duke ikur si President, vendit po i shërbeja për një qëllim të caktuar, sigurisht dhe në këtë forcë të afirmohen politikanë të rinj dhe figura të reja. Ata nuk e shfrytëzuan këtë moment. Unë kam qenë 20 e ca vjeç kur debatoja me Fatos Nanon.

Ata ishin njerëz me shkolla. Ata nuk gjykuan thellë politikisht në momentin më të mirë të karrierës së tyre politike. Nuk po flas për Edmond Panaritin. Kjo duhet t’u kthehet në mësim të gjithëve. E dyta, unë s’kam asnjë shqetësim. Kushdo ka qenë dhe do jetë i lirë të garojë. Nuk i pëlqen Partia e Lirisë, ikën. Unë pata problem me Fatos Nanon, ika. Këto janë abuzime që partia të krijon mundësi të garosh, garo.

U kam thënë deputetëve që nuk janë pjesë e Rithemelimit. Pse nuk keni garuar për lidership. Më thonin jo po është Berisha, por Berisha iku. Jo po më thanë se ishte Luli kryetar. Pse nuk u pozicionuat kundër tij? Flasim sot, bëni platformën tuaj. Kandidoni dhe ju. Si do bëheni lidera nëse nuk konkurroni dhe përplaseni me Berishën apo me Ilir Metën. Asnjë nga ata nuk i ka këllqet e Berishës për t’u përballur me Edi Ramën, me bandat e Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu