Asnjë vdekje nga Covid, ulen ndjeshëm edhe rastet e reja gjatë 24 orët e fundit në Kosovë

0

Asnjë rast vdekje nga Covid-19 gjatë 24 orët e fundit në Kosovë.

Në bilancin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen vetëm 2 raste nga 1398 testime.

Gjithashtu janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa në total janë 314 raste aktive në të gjithë territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:
01.Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.
Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.
Në total numri i rasteve aktive është 314.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu