“Ata e bënë të parët simbolin e shqiponjës”! Komediani i njohur flet për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi: Serbët bëhen xheloz kur shqiptarët…

0

TIRANË- Komediani, aktori, producenti dhe regjisori iraniano-amerikan, Max Amini argëton publikun me temat interesante të cilat i trajton me komedinë e tij “stand-up”.

Në një nga shfaqjet e tij, Amini ka përmendur marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë. Ai tregon se si gjatë një shfaqjeje një grua shqiptare përdori simbolin e shqiponjës, i cili përfaqëson flamurin shqiptar. Më tej tha se edhe serbët kanë shqiponjën në flamurin e tyre, duke shtuar se marrëdhënia midis Serbisë dhe Shqipërisë është shumë e ngjashme me marrëdhënien midis Indisë dhe Pakistanit.

Komediani shprehet se serbët bëhen xhelozë kur shqiptarët e përdorin këtë simbol, sepse ata ishin të parët që e bënë këtë. Ai përmendi se FIFA nuk lejon përdorimin e këtij simboli gjatë ndeshjeve, pasi serbët janë kundër saj.

Ai shtoi se kjo është pjesë e historisë dhe konflikteve, por nuk ka luftë midis shqiptarëve dhe serbëve, përveç luftës në Kosovë, ndërsa kjo u konfirmua nga një grua që po e shihte “stand-up” komedinë. Në fund ai e mbylli me një mesazh ku shprehte dashuri dhe respekt për të gjithë, duke theksuar se nuk ka dallime.