Emisioni “Përputhen” ka pasur edhe momente romantike mbrëmjen e sotme.
Gjithçka ka ndodhur në takimin mes Sarës dhe Atdheut.
Takimi nisi romantik mes tyre duke u treguar shumë të afërt.
Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe, përveç se me një puthje. Dyshja e zhvilloi takimin në një poligon qitje.
Atdheu i tha se nëse do të qëllonte tek e kuqja do t’i jepte dënim Sarës. Pasi qëlloi në shenjë, Atdheu e puthi në buzë Sarën, madje edhe ajo ia ktheu.
Por nuk mjaftoi me kaq, Sara i hoqi xhakoventon Atdheut për t’i parë trupin.
“Paske shumë tatuazhe, çfarë simbolizojnë këto,” pyeti Sara.